ÇFARË PËRFSHIN TIBO MOBILE TV:

“TiBO mobile TV” mundëson programet dhe kanalet televizive të DIGITALB dhe SUPERSPORT
si dhe TiBO On Demand në çdo pajisje SMART (mobile, tablet, etj)
me internet Wi Fi apo 3G/4G.

Kanalet e platformës Digitalb dhe të tjera

Kanale të përzgjedhur nga platforma më e dashur e të gjithë Shqiptarëve “Digitalb”. +40 kanale të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe ndërkombëtare. Prodhime shqiptare dhe ndërkombëtare, filma, dokumentarë, programe për fëmijë, muzikë, lajme, etj.

Eventet sportive të SuperSport dhe të tjera

Të gjitha ngjarjet sportive më të bukura përmes kanaleve SuperSport. Transmetim direkt të ngjarjeve më të ndjekura të futbollit Evropian, si dhe Kampionatin Botëror, basketboll, tenis, gara dhe ngjarje të tjera sportive ndërkombëtare si dhe kampionatet e Futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Videotekën TiBO on demand

TiBO On Demand ofron një videotekë gjigande, me +1000 filma pa pagesë shtesë. Lista është në proces përditësimi automatik të përjavshëm. Programacioni ofrohet për kategoritë: Komedi; Fëmijë; Aksion; Dramë; Fantazi; Horror; Thriller; Biografi; Aventurë; Mister; Shqip; Koncerte Live, etj.

Së shpejti Kanale në “Catch up TV”

Catch UP TV është shërbim Reply TV, që kthen kohën e transmetimit mbrapa për kanalet e përzgjedhura duke ri-sjellë në ekran, të gjitha programet e dëshiruara të një jave të kaluar, në çdo kohë që dëshironi ta ri-përjetoni. Ky shërbim do të mundësohet së shpejti në aplikacionin mobile.

Pafundësi kanalesh
në LIVE TV

Pafundësi filmash në VOD

Ndal dhe rifillo LIVE TV

Titra me zgjedhje në VOD

Mos i humb programet e tua të preferuara

Tashmë nuk të duhet të zgjedhësh mes programeve televizive dhe impenjimeve të tjera sepse
me TiBO mobile TV ti mund të shohësh LIVE TV në çdo kohë e në çdo vend,
kanalet e zgjedhura nga Digitalb Premium.

AKTIVIZO TiBO MOBILE TV NË TELEFON/TABLET ANDROID

Për të marrë shërbimin në Telefon/Tablet Android ndiq këto udhëzime të thjeshta:

  1. Shkarko FALAS aplikacionin “TIBO mobile TV” nga Google Store
  2. Kryej abonimin mujor në www.store.tibousa.com duke regjistruar numrin tuaj të telefonit mobile në përdorim.
    Brenda 2 minutave ju do të merrni një SMS me të dhënat e abonimit User (përdorues) dhe Password (fjalëkalim) për mobile.
  3. Regjistro të dhënat  “Përdorues” me “Fjalëkalim” personal që morët me SMS në numrin tuaj të telefonit mobile dhe SHIKIM TË KËNDSHËM.

AKTIVIZO TiBO MOBILE TV NË IPHONE/IPAD

Për të marrë shërbimin në Iphone/Ipad ndiq këto udhëzime të thjeshta:

  1. Shkarko FALAS aplikacionin TIBO mobile TV nga App Store
  2. Kryej abonimin mujor në www.store.tibousa.com duke regjistruar numrin tuaj të telefonit mobile në përdorim.
    Brenda 2 minutave ju do të merrni një SMS me të dhënat e abonimit User (përdorues) dhe Password (fjalëkalim) për mobile.
  3. Regjistro të dhënat  “Përdorues” me “Fjalëkalim” personal që morët me SMS në numrin tuaj të telefonit mobile dhe SHIKIM TË KËNDSHËM.

*Aplikacioni TiBO mobile TV mundësohet për iphone dhe ipad me sistem operativ ios 8 e sipër. Nëse nuk e ke provuar, shkarkoje menjëherë.

ÇFARË PËRFSHIN TiBO MOBILE TV?

1 kod (user + password) për mobile ose tablet.

  • +40 kanale TV live mundësuar nga DIGITALB me filma, dokumentarë, muzikë, lajme dhe programe për fëmijë.
  • Sport live mundësuar nga SUPERSPORT
  • +1000 filma, me nëntituj shqip dhe anglisht, në TiBO on demand
  • Së shpejti edhe Catchup TV

ÇFARË NEVOJITET PËR TiBO MOBILE TV?

Për të marrë shërbimin TiBO mobile TV ju duhet të keni:

  • një mobile apo tablet me sistem operativ IOS mbi 8 apo Android.
  • një llogari të vlefshme për kryerjen e pagesave mujore online
  • lidhje interneti të qëndrueshme* mbi 1mbps

* TiBO mobile TV mundësohet edhe për telefonat Blackberry që operojnë me sistem android.  Madhësia dhe formati i ekranit mund të variojnë çka mund të ndikojnë në cilësinë e perceptuar të videos.

* Shërbimi TiBO mobile TV mundësohet me çfarëdo lidhje interneti mbi 1 mbps në pajisjen tuaj mobile, 3G, 4G apo Wi Fi, por ne  ju këshillojmë të përdorni një lidhje Wi Fi për të mos konsumuar paketën tuaj të Mgb të operatorit telefonik.

MERR TiBO MOBILE TV DHURATË.

Shërbimin “TiBO mobile TV” tashmë e përfiton DHURATË për çdo abonim TiBO IPTV me boxin TiBO për të njëjtën kohë zgjatje të kontratës.

Nëse nuk ke aktivizuar ende shërbimin DHURATË për mobile, mjafton të shkarkosh aplikacionin dhe të nga App store apo Google Store dhe aktivizo të njëjtin kod (user+password) si në TV tuaj për të hapur shërbimet edhe në aplikacionin për mobile/tablet për të njëjtën periudhë kohore që vazhdon dhe shërbimi juaj në TV .

Për çdo informacion shtesë lidhu tani me Kujdesin e Klientit TiBO në www.tibousa.com

SA KUSHTON TiBO MOBILE TV?

TiBO mobile TV ofrohet me abonime mujore të parapaguara me vlerë 9.99 USD, të cilat mund të blihen online në www.store.tibousa.com.

Anëtarësimi juaj në shërbimet e TiBO mobile TV bëhet në bazë mujore me parapagim përmes sistemit të pagesave online.

TiBO mund të ndryshojë tarifat në çdo kohë, në çdo rast ju nuk do të paguani asnjë kosto ekstra për çdo muaj të parapaguar.

Ju mund të anulloni anëtarësinë tek shërbimet e TiBO mobile TV në çdo moment duke patur akses në të gjitha shërbimet deri në fund të muajit. Nuk mundësohet kthimi i asnjë pagese për anëtarësim të pjesshëm mujor apo për shërbim të pa konsumuar plotësisht.

Ju mund të transferoni shërbimin “TiBO mobile TV” nga një pajisje smart  në një tjetër duke bërë më parë “log out” (dalje) nga pajisja fillestare.