1 February

“TIBO MOBILE TV” TASHMË NË TREG PËR TË GJITHË SHQIPTARËT DHE SHQIPFOLËSIT

Një kod për çdo pajisje Smart.

Spoti Televiziv

Operatori IPTV më i madh shqiptar TiBO, hedh në treg produktin më të ri “TiBO mobile TV” i cili mundëson shërbime televizive në çdo pajisje Smart.

Me “TiBO mobile TV”, të gjithë mund të kenë televizionin me vete kudo që të shkojnë. Tashmë ata nuk duhet të zgjedhin mes programeve televizive dhe impenjimeve të tjera sepse me “TiBO mobile TV” mund të kenë Digitalb, SuperSport dhe VOD kudo ndodhen nëpërmjet internetit WiFi apo 3/4 G. Shërbimi për mobile mund të përdoret nga të gjitha pajisjet SMART mobile apo tablet me sistem operativ IOS mbi 8 apo Android, duke e transferuar nga njëra pajisje në tjetrën përmes opsioneve Log Out (dalje) dhe Log in  (hyrje).

TiBO IPTV ka mundësuar prej një viti  tashmë shërbimin mobile TV, pa asnjë kosto shtesë për klientët e saj. Blerina Kapaj, drejtoreshë marketingu pranë kompanisë TiBO IPTV sjell në vëmendje se “Kompania TiBO mbështetet në një staf  inxhinierësh të rinj shqiptarë, të cilët janë gjithmonë në një hap me teknologjinë duke na përfaqësuar denjësisht edhe nëpër panairet ndërkombëtare. Në janar 2015 ne lançuam një paketë të zgjedhur kanalesh dhe eventesh on demand edhe në pajisjet mobile për të gjithë klientët e pajisur me boxin TiBO duke mundësuar kështu shërbimin MULTI VIZION me të njëjtin user në mobile apo tablet sikurse në TV. Klientët tanë janë shqiptarë që jetojnë në të gjitha vendet e Botës, me interesa dhe kontekste të ndryshme jetësorë çka na ka ndihmuar për të testuar dhe përsosur jo vetëm përmbajtjen por edhe cilësinë e transmetimit dhe të gjithë tiparet e produktit deri në detaj.”

Aplikacioni TiBO mobile TV paraqet një ndërfaqe sa moderne aq edhe të thjeshtë për t’u përdorur, por mbi të gjitha një cilësi të pakrahasueshme transmetimi në çfarëdo pajisje me sistem operativ IOS mbi 8 dhe Android.

Abonimi“TiBO mobile TV” ofron LIVE TV me mbi 40 kanale televizive të përzgjedhur nga paketa DIGITALB Premium me filma, dokumentarë, muzikë, lajme dhe programe për fëmijë si dhe kanale sportive dhe sport live mundësuar nga platforma SUPERSPORT. “TiBO mobile TV” përfshin edhe TiBO on Demand me një videotekë personale online, me mbi 1000 evente për të rritur e për fëmijë, filma të dubluar në shqip apo me përzgjedhje titrash në shqip ose në anglisht, si edhe humor, koncerte etj.

Momentalisht inxhinierët e TiBO po përgatiten për zgjerimin e  përmbajtjes së LIVE TV me kanale të reja si dhe për lançimin e shërbimeve Catch Up TV në mobile si dhe WEB TV ”

Për të marrë shërbimin e “TiBO mobile TV” mjafton një pajisje Smart (mobile, tablet, orë, etj) me sistem operativ IOS mbi 8, apo Android me qasje interneti të qëndrueshme mbi 1mbps, wi fi apo 3/4G.

Të gjithë shqiptarët dhe shqipfolësit në të gjitha territoret mund të përfitojnë “TiBO mobile TV” përmes aplikacionit FALAS  në Play store apo App store duke kryer abonimin mujor “TiBO mobile TV” në www.store.tibousa.com.

Leave a Reply