11 January

TIBO IPTV PREZANTON BOXIN E RI QUADCORE

TiBO kompania më e madhe IPTV në Shqipëri hodhi në treg këtë fillim viti, risinë e fundit teknologjike Android, boksin TiBO me procesor Quadcore.

Përpos përdorimit të të gjithë shërbimeve TIBO IPTV dhe cilësisë maksimale (4k) në ekranin e televizorit, ky box mund të përdoret edhe si router për të shpërndarë shërbimin Wi Fi në të gjithë shtëpinë.

TiBO BOX QUADCORE është maksimumi i teknologjisë Android i cili transformon televizorin HD në një kompjuter inteligjent, duke e përdorur atë për live chat, server lojërash, rrjete sociale e qindra aplikacione të tjera që mund të shkarkohen sipas dëshirës. Gjithashtu bashkë me boxin quadcore vjen edhe telekomanda interaktive 2në1 me mouse dhe tastierë.

Instalimi i box-it me internetin bëhet shumë thjesht jo vetëm me kabëll por edhe me WiFi me sistemin N deri në 300 MB për user. Për të përfituar shërbimet TiBO përmes boxit në TV është e nevojshme një linjë e qëndrueshme interneti +3 Mbps pa limit.

TiBO IPTV në partneritet me kompaninë DIGITALB  ofron mbi 150 kanale televizive Live, mbi 1000 evente në Video on Demand dhe 30 kanale të përzgjedhur në Catch Up TV me 7 ditë program të regjistruar. Tashmë me boxin me procesor quadcore, TiBO  i sjell të gjitha këto në cilësi katërfish më të lartë.

Në lidhje me këtë prurje të re teknologjike nga inxhinierët e TiBO, Drejtori i IT Z. Saimir Gora u shpreh: “Ne kemi qenë gjithmonë të etur për të sjellë fjalën e fundit të teknologjisë në shtëpitë tuaja. BOXI Quadcore TiBO ka një performancë 2 herë më të shpejtë se boxi aktual dualcore dhe kjo shpejtësi dhe cilësi do të jetë lehtësisht e dallueshme nga të gjithë përdoruesit.

Përveç cilësisë së transmetimit dhe rrjedhshmërisë së të gjitha veprimeve me këtë box, edhe eksperienca televizive e përdoruesve është në një nivel superior. Wi Fi i boxit Quadcore është 4 herë më i fuqishëm si në marrje ashtu edhe në shpërndarje. Risia e teknologjisë TiBO është edhe telekomanda e re interaktive 2 në1 me mouse dhe tastierë, komunikimi i së cilës është më i shpejtë dhe i thjeshtë, ekskluzive për boxin e ri Quadcore.”

Si gjithmonë, TiBO box ruan linjat elegante edhe në dizajn sepse ofrohet në ngjyrë të bardhë ose të zezë, me përmasa slim fit por me shumë funksionalitete të përsosura brenda tij.

Edhe njëherë TiBO IPTV tregon që mbi të gjitha është në konkurrencë me veten për t’u përmirësuar, për të sjellë më të mirën dhe cilësoren në dorën dhe syrin e klientit.

 

TiBO IPTV

It’s not just TV, it’s TiBO!

Leave a Reply