24 July

Pirateria e Kanaleve Televizive

 

TiBO, IPTV e parë në Shqipëri dhe rajon që ofron një mori shërbimesh interaktive televizive dhe jo vetëm, ndan me publikun shqetësimin mbi piraterinë televizive, e cila dëmton drejtpërdrejtë konsumatorët shqiptarë nëpër botë.

Disa subjekte IPTV-je transmetojnë në mënyrë pirate kanalet e Platformave Dixhitale Shqiptare, jo vetëm duke shkelur të drejtat e autorit të lidhura me programet e transmetuara në këto kanale dhe të drejtat mbi markën tregtare, por dhe duke dëmtuar IPTV-të e licencuara.

Prej kohësh organet përkatëse ligjvënëse janë venë në ndjekje të subjekteve pirate të cilët do ta kene te vështirë vazhdimin e biznesit të tyre të paligjshëm. Ndërkohë nga komunikimi në faqen zyrtare të internetit të platformës DIGITALB citohet se: “Shoqëria DIGITALB bashkëpunon me operatorë të tjerë transmetimi duke ofruar sinjalin e saj për përdorim edhe në formate të tjera transmetimi për të bërë të mundur shikueshmërinë e saj për të gjithë shqiptarët. Zbatimi i legjislacionit në territor dhe/apo të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin direkt nga ky ritransmetim janë përgjegjësi direkt e palës tjetër dhe nuk lidhen në asnjë formë me DIGITALB.”

Ndërkaq, DIGITALB ka publikuar në faqen zyrtare të internetit, www.digital.al, partneritetin me IPTV-në e licencuar TIBO IPTV, dhe njëkohësisht ka denoncuar listën me operatorët piratë në vijim:

Shqip TV, Diaspora TV, Albavizion, TV Alb, ATN, Nimi TV, dhe GodoTek TV.

TIBO IPTV si partner zyrtar me Digitalb, e ndjen si detyrim për ta theksuar këtë shqetësim në radhë të parë për konsumatorët, të cilët bien pre e shërbimeve të pasigurta të ofruara prej piratëve, që të denoncojnë çdo rast vjedhjeje.

TiBO ofron në shërbimin Live TV mbi 150 kanale të DIGITALB dhe SUPERSPORT si dhe të gjitha kanalet shqiptare lokale dhe kombëtare, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Më shumë detaje në lidhje me ofertat, produktet, shërbimet e TiBO dhe të tjera janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.tibo.tv.

Përgjegjës për mediat:

Blerina Kapaj.

C.355696040707

E. blerina.kapaj@tibo.tv

 

Shkarko komunikimin e plotë në format PDF ico-pdf