15 July

Ofertat Verore nga TiBO IPTV

Live TV, VOD, Catch UP TV, Apk Mobile, gjithçka në një paketë të vetme, edhe më lirë.

TiBO, IPTV e parë në Shqipëri dhe rajon, sjell në këtë sezon veror mundësi të shumta për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, për të përfituar shërbimet interaktive televizive dhe jo vetëm, me tarifat më të mira në treg.

Me ofertat verore për klientët e rinj, gjithçka kushton më pak dhe zgjedhjet janë më të shumta me TiBO IPTV duke mundësuar një pafundësi informacioni, filma, dokumentarë, programesh për fëmijë, evente sportive, të gjitha në shqip me oferta të dedikuara verore.

TIBO box me abonimin 12 mujor, këtë verë ofrohet me 50  euro më lirë për të gjitha paketat ekzistuese, me apo pa eventet sportive.

Ndërkaq, kushdo mund të marrë dy paketa të plota duke kursyer akoma dhe më shumë, pasi për çdo paketë të dytë paguan vetëm 150 euro shtesë mbi tarifën zyrtare të paketës së parë. Oferta e quajtur “BËJ NDER” i dedikohet të gjithë atyre që duan TiBO edhe për dhomën tjetër, për shtëpinë verore, apo për ta ndarë me një mik ose të afërm.

Këtë verë ekskluzivisht, TiBO hedh në treg paketat 3 mujore me TiBO box, për vetëm 139 euro. Për t’i shtuar kësaj pakete edhe eventet sportive mjaftojnë vetëm 10 euro më shumë.

TiBO kujdeset për klientët besnikë, duke iu ofruar atyre mundësinë të freskojnë abonimin më lirë se kurrë. Me ofertat për ri-abonimet 12 mujore klientët kursejnë 30 euro.

Ndërkohë mundësia për të marrë një tjetër TiBO në shtëpi shtohet me ofertën “Merr TiBO për dhomën tjetër” sipas së cilës për çdo riabonim me tarifën zyrtare mund të përfitosh një paketë të dytë TiBO box me 12 muaj abonim Platinium, duke paguar vetëm 150 euro shtesë.

Të gjitha ofertat më sipër përfshijnë dhe aplikacionin TiBO për tablet apo smartphone, që gjendet tashmë në Play store dhe App Store. Aplikacioni TiBO mobile, është risia më e fundit nga TiBO IPTV dhe aktualisht ofrohet pa asnjë pagesë shtesë, për të gjithë klientët e TiBO.

TiBO, prezanton këtë verë përditësimin e radhës, me një sërë zhvillimesh që rrisin cilësinë dhe qëndrueshmërinë e transmetimit. Gjithçka mundësohet gjatë muajit Gusht 2015, pa asnjë pagesë të shtuar, tek të gjithë klientët Tibo.

TiBO shton këtë verë edhe numrin e kanaleve nëpërmjet shërbimit “Catch up TV”, duke ofruar programet e regjistruara të 30 kanaleve më të kërkuara, për 7 ditë të kaluara.

Gjithashtu përmes shërbimit VOD (Video On Demand), TiBO mundëson falas për të gjithë abonentët TiBO mbi 1000 mijë evente të ndryshme për t’i shijuar në çdo kohë të dëshiruar.

Presidenti i Tibo shpk, Z. Adnand Hate, shprehet: “Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme për t’i paraprirë çdo nevoje të tregut duke zbuluar dhe përthithur çdo të re teknologjike që prezantohet në tregun global”.

Ndërkaq, Z. Hate vuri theksin tek bashkëpunimi me kompanitë më prestigjioze në rang global për të garantuar cilësi maksimale transmetimi: “Në këtë këndvështrim ne kemi zhvilluar një sistem shpërndarjeje të mbështetur nga tre kompani me reputacion ndërkombëtar  për shërbimet CDN (Content Delivery Network) për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi maksimale transmetimi në eksperiencën e klientit tonë”, shtoi ai.

Tibo është e vetmja kompani e cila ka kontratë shërbimi me 3 CDN ndërkombëtare për të ofruar një shërbim të qëndrueshëm dhe të sigurt transmetimi në çdo moment dhe në çdo cep të globit.

TIBO IPTV ofron në të gjithë globin, një eksperiencë  të  përparuar televizive interaktive, një gamë të gjerë shërbimesh dhe një paketë televizive të kompletuar me partneritetin zyrtar të Digitalb, platformës më të dashur të të gjithë shqiptarëve.

TiBO ofron në shërbimin Live TV mbi 150 kanale të Digitalb dhe Supersport si dhe të gjitha kanalet shqiptare lokale dhe kombëtare, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Më shumë detaje në lidhje me ofertat, produktet, shërbimet e TiBO dhe të tjera janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.tibo.tv.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Përgjegjës për mediat:

Blerina Kapaj.

C.  355696040707

 E. blerina.kapaj@tibo.tv

Shkarko Komunikimin për shtyp në PDF ico-pdf