TIRANA IPTV BROADCASTING OPERATOR.

Në 24 shtatorin e 2013 në familjen e sapokrijuar të Tibo u bashkua i pari klient i saj. Në atë çast Tibo vendosi të mos jetë indiferent ndaj syrit të askujt që donte të arrinte larg. Tibo hyri në familjet shqiptare si një investim gjigand për kapacitetin e të gjithëve.
Nën moton për të mos shitur teknologji, vendosëm t’i japim ekranit tuaj një tjetër vlerë. Përmes shërbimeve unike, dhe konkurrencës mbarëkombëtare Tibo vendosi të ofrojë variacion.
Tibo IPTV ofron metodën dixhitale të transmetimit të programeve televizive dhe filmave. Përmes Tibo IPTV ju keni mundësi të ndiqni 140 kanale dhe të individualizoni rrjedhën kohore të programeve, duke ju ofruar mundësi shikimi kur të doni dhe ku të doni. Në këtë mënyrë ju personalizoni televizorin tuaj, përmes kontrollit dhe zgjedhjes së përmbajtjes. Me transmetimin dixhital , Tibo ju ofron një fotografi më cilësore.
Familjarët e Tibo blejnë emocionin. Kështu, ju do vendosni të mos dilni nga shtëpia pa Tibo. Përmes kanaleve, filmave, videotekës, aplikacioneve ju do të tejkaloni me kilometra skajin e imagjinatës tuaj. Do të shkoni në xhungël, në hënë, në thellësitë e detit, në Disneyland, në stolat e stadiumeve më të famshme, do të prekni tapetin e kuq të ngjarjeve me të rëndësishme botërore.

Programet e Tibo të çojnë në retrospektivë, në arkivat e vjetra të filmave, sjellin imazhe të pashfaqura më parë. Legjendë, histori, luftra, personazhe që kanë lënë gjurmë në ditët e sotme .
Me Tibo, televizioni kalon caqet tradicionale të transmetimit, duke ju ofruar mundësinë e interaktivitetit në botën e sotme multimediale. Ju nuk keni nevojë për një antenë tokësore apo satelitore, televizion personal, interaktiv.
Me Tibo çdo klient i yni nuk do ketë mundësi të ndjekë vetëm programet e kanaleve të tij të preferuara, por edhe shërbime të tjera të cilat prekin imagjinatën e tyre. Përmes videotekës VOD ju uleni në sallat e kinemave botërore.
Por jo vetëm kaq, Tibo nuk depërton vetëm në shtëpinë dhe televizorin tuaj. Tibo është më i dashur, ai futet brenda jush, zgjon dëshirat dhe nevojat tuaja. Me Tibo ju keni mundësi të flisni më të dashurit tuaj, shkarkoni gjithçka doni, navigoni, luani, etj. Tibo ju bën më të zgjuar, kthen mendjen tuaj në një “android” brilant!
Vetëm me një boks të vogël, ju mund t’i jepni tjetër pamje shtëpisë tuaj. Nuk zë hapësirë, është i thjeshtë, i sigurt.
Tibo nuk lindi vetëm, ndaj kur të rritet ëndërron të ketë një familje të madhe dhe Tibo i bën ëndrrat realitet.

Nuk është thjesht TV, është TiBO.

TiBO është IPTV e parë Shqiptare. TiBO IPTV Android është e para në Shqipëri dhe rajon që ofron një mori shërbimesh duke filluar nga Internet Protocol TV, Web TV , Video on Demand dhe Multiservice Internet.
Kompania është krijuar në vitin 2013 me seli qendrore në Tiranë, e regjistruar në dt 08/05/2013 pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Republikës së Shqipërisë.
Me eksperience në tregun vendas dhe evropian, në bashkëpunim të ngushtë me kompani lider si IT PARTNERS US , T PROJ Singapor, etj, promovojnë shërbimet e Android me të cilat do të jenë në dispozicion të klientëve privatë, bizneseve dhe institucioneve shtetërore. Struktura e Headend është e dislokuar në Shqiperi , Gjermani dhe Hollande.
TiBO IPTV si portal Multiservice Internet ofron shërbim maksimal dhe të garantuar 24 / 7 / 365 pa ndërprerje në bashkëpunim me CDN ndërkombëtare si AKAMAI.
TiBO ofron shërbimin IPTV me ritransmetimin në kohë reale të +50 kanaleve dhe në formatet Multivision si Celulare, Tableta, së shpejti dhe Internet TV, PC, etj.

NE JEMI 1
1 skuadër. Pa përjashtim. Ne jemi një grup individësh të forte të bashkuar nga një qëllim i qartë i përbashkët.

KLIENTËT TANË NA UDHËHEQIN
Ne e dimë se biznesi ynë zhvillohet ose shuhet prej klientëve tanë.

TIBO JAM UNË
Secili prej nesh është Tibo. Ne bazojmë reputacionin tonë personal dhe profesional mbi ekselencën e punës sonë.

NE JEMI LIBËR I HAPUR
Jemi shumë të etur të mësojmë dhe ndajmë dijen tonë me të tjerët.

NE PËRPAROJMË SHPEJT
Ne nuk i shmangemi rreziqeve dhe i përballojmë dështimet hapur. Ne i njohim sukseset dhe i përsërisim ato intensivisht. Ne kërkojmë në mënyrë aktive kritika konstruktive. Mbrojtja është për të dobëtit!