17 December

AMA AUTORIZON LIÇENCËN PËR OSHMA TIBO IPTV PËR PËRSËRITJEN E E SHËRBIMIT TË PROGRAMIT AUDIOVIZIV TË TË TRETËVE MBËSHTETUR NË INTERNET

Pas Liçencës nga AKEP dhe asaj provizore për IPTV, vjen së fundi dhe Liçenca nga AMA për TiBO IPTV. TiBO iptv, është e para kompani OTT në Shqipëri e liçencuar.

Ditën e mërkurë, më datë 9 dhjetor, 2015 u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive. Këshilli i AMA-s, në përputhje me rendin e ditës, miratoi vendimin mbi dhënien e autorizimit shoqërisë Tibo sh.p.k., për subjektin OSHMA “Tibo”, për ofrimin e shërbimit të programit audioviziv të të tretëve mbështetur në internet (OTT).

Tibo IPTV është një kompani 100 % shqiptare, e cila ofron metodën dixhitale të transmetimit të programeve televizive dhe filmave.

Dekoderi që Tibo ofron është Tibo box, mini-kompjuteri më i ri Android që ju mundëson një eksperiencë familjare shume zbavitëse. Televizori juaj kur lidhet me boxin TiBO, shndërrohet në një kompjuter genial.
TiBO IPTV, po përgatitet për të hedhur në treg pajisjen e re, Quad Core. Modeli i ri i boxit quad core nga TiBO prezanton parametra shumë më të lartë në funksionim ashtu edhe në shpejtësi reagimi si dhe mundëson rezolucion 4K,Video Ultra HD.
Box-in TiBO ju mund ta përdorni edhe për live Chat, server lojërash, rrjetet sociale më të frekuentuara dhe qindra aplikacione që mund të shkarkoni vetë sipas dëshirës.
TiBO Box është një pajisje e thjeshtë për t’u lidhur dhe për t’u përdorur. Instalimi i box-it me Tv bëhet shume thjesht me Wi-Fi apo me kabëll. Për të përfituar shërbimet TiBO si fillim është e nevojshme të keni një linjë të shpejt interneti +3 Mbps pa limit.
TiBO box, i përshtatet çdo lloj ambienti të shtëpisë tuaj dhe është lehtësisht i lëvizshëm nga një televizor në një tjetër.
Përpos përdorimit të shërbimeve TiBO IPTV, ky box ju lejon ta përdorni si router për të dhënë shërbimin Wi-Fi në shtëpinë tuaj.

TiBO IPTV, është një TV për t’u eksploruar çdo ditë duke ofruar:
• Të gjitha programet më të dashura për fëmijë të dubluar në shqip në VOD.
• Siguri maksimale për të vegjlit me kontrollin prindëror dhe kodin adut.
• E gjithë gama e dokumentarëve për të ushqyer kërshërinë tuaj në çdo fushë.
• Magjia për “të ndalur kohën” në çdo program direkt me butonin Sop/Play.
• Kanalet e platformës Digitalb dhe të tjera
• Eventet sportive të SuperSport
• Kanale Timeshift +6 orë dhe “Catch up TV”
• Videotekën TiBO on demand

Leave a Reply